spot_img
E shtunë, 18 Prill, 2026
11:09
HomeKosovaNgjarje tronditëse në Fushë Kosovë – 14-vjeçarja rrëmbehet, nëna lëndohet duke e...

Ngjarje tronditëse në Fushë Kosovë – 14-vjeçarja rrëmbehet, nëna lëndohet duke e mbrojtur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të 21 majit, në Fushë Kosovë, ku një vajzë rreth 14-vjeçare dyshohet se është rrëmbyer nga katër persona të panjohur.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 00:30 është pranuar informacioni për një rast të dyshuar rrëmbimi. Në vendin e ngjarjes, në rrugën “Dardania”, Policia ka kontaktuar me nënën e viktimës, e cila deklaroi se e kishte parë vajzën e saj brenda një veture të dyshimtë.

- Advertisement -

Kur ajo ishte afruar, vetura kishte lëvizur me shpejtësi, duke e goditur ankuesen, e cila më pas është dërguar për trajtim në QKUK.

Pasi ka kaluar mbi një orë, vajza e mitur është paraqitur në Emergjencën e Prishtinës, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është intervistuar nga Policia.

- Advertisement -

Ajo deklaroi se ishte marrë me forcë nga katër persona në rrugën “Pajazit Islami” rreth orës 00:10 dhe gjatë rrëmbimit ishte prekur në pjesën e qafës dhe duarve, përpara se të lirohej rreth një orë më vonë. Sipas raportit mjekësor, ajo nuk ka pësuar lëndime fizike.

Hetuesit kanë identifikuar veturën e dyshuar, ndërsa Prokurorja kujdestare për të mitur, ka autorizuar që rasti të procedohet si vepër penale “Rrëmbimi”. Hetimet janë në vazhdim.

Policia jep detaje për rrëmbimin e një vajze në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth rrëmbimit të vajzës në Fushë Kosovë.

Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës ka treguarse ngjarja është raportuar në polici rreth orës 00:45.

“Policia ka pranuar informatën  për një rast të dyshuar rrëmbimi, të ndodhur në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë”.

Sipas informatave fillestare, sipas Borovcit, një vajzë e mitur është futur me forcë në një veturë nga persona të dyshuar dhe pas rreth një ore është liruar.

“Përgjatë incidentit në tentativë për të parandaluar rastin është lënduar lehtë edhe nëna e viktimës. Të dyja kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i policisë tregon se hetuesit policor kanë identifikuar së paku një veturë që është shfrytëzuar nga të dyshuarit, ndërsa me rekomandimin e  prokurorit të shtetit ka iniciuar  një hetim në drejtim të veprave penale “Rrëmbimi” si dhe “Lëndim i lehtë trupor”

“Policia po vazhdon intensivisht punën për ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe inkurajon qytetarët që kanë informacione që posedojnë ndonjë informacion të dobishëm të kontaktojnë policinë përmes numrit falas 192 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat