spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
03:02
HomeKosovaDrejtësiaNgrihet akuzë ndaj një serbi për kryerje dhune seksuale në Kosovë

Ngrihet akuzë ndaj një serbi për kryerje dhune seksuale në Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tjetër aktakuzë për krime lufte është ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në një njoftim për media, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se aktakuza është ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet G.V, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së.

- Advertisement -

“Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar.

Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par. 7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri G.V është i paarritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat