spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:48
HomeRajoniShqipëriaNgrin Rruga e Kombit, aksidente me disa të lënduar

Ngrin Rruga e Kombit, aksidente me disa të lënduar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Si pasojë e reshjeve të shiut të shoqëruara me ngrica, në Rrugën e Kombit janë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, janc regjistruar tri aksidente rrugore, ku janë përfshirë rreth 15 automjete, mes tyre një mikrobus dhe një autoambulancë e koncesionarit.

- Advertisement -

Si pasojë e aksidenteve, janë dëmtuar gjashtë persona, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Rrëshenit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në terren kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë Rrugore dhe punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes, të cilët po hedhin kripë në segmentet problematike për të normalizuar qarkullimin.

- Advertisement -

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e motit./RTSH

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat