Tensione brenda Big Brother Vip Kosova.
Një prekje fizike mes dy banorëve ka sjellë tensione brenda shtëpisë së famshme.
Ka qenë lojtari Londrimi, i cili kapi për flokësh Klodianin.
Ky i fundit reaguar duke e kërcënuar: Kujt po ia kap ti flokët ashtu?
Klodiani më pas iu drejtua Vëllait të Madh: Vëllai i madh, sot grusht, tash i kapi flokët…, duke nënkuptuar se kjo nuk ishte hera e parë që ai ndihej i prekur fizikisht.
Mbetet të shihet se si do të reagojë Vëllai i Madh dhe çfarë mase disiplinore do të merret ndaj Londrimit, pasi publiku tashmë po pret një vendim zyrtar.



