spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
05:39
HomeKosovaDrejtësiaNikçi dhe Shalaku dërgohen në gjykatë

Nikçi dhe Shalaku dërgohen në gjykatë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku, u dërguan sot në Gjykatën Themelore.

Të dy ishin ndaluar të enjten me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për 48 orë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës.

- Advertisement -

Ata dyshohen për kryerje të veprave penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Që të dy këta janë intervistuar gjatë të enjtes nga Sektori për Hetime Financiare i Policisë.

- Advertisement -

Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat