spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:19
HomeKosovaZgjedhjet 2025Nimani zotohet se do jetë zëri i qytetarëve të Gjakovës

Nimani zotohet se do jetë zëri i qytetarëve të Gjakovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, profesor, Artan Nimani, ka marrë mbështetje nga qytetarët në Gjakovë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këtë qytet, Nimani e ka quajtur mbështetës të AAK-së dhe “koalicionit tonë fitues me numrin 137”.

- Advertisement -

“Gjakova, qyteti i vjetër i traditës, kulturës dhe qëndresës, ka qenë dhe mbetet gjithmonë përkrah Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe tashmë edhe koalicionit tonë fitues me numrin 137. Ky mbështetës i palëkundur i vlerave kombëtare dhe progresit po dëshmon sërish se është pjesë e forcës që i garanton Kosovës një të ardhme më të ndritur”, ka shkruar Nomani. Nimani, i cili në këto zgjedhje garon me numrin 25.

Gjatë mbrëmjes, Nimani ka njoftuar se ka takuar banorët e fshatit Cërmjan nga ku ka thënë se ka ndjerë edhe njëherë fuqinë e lidhjes së pathyeshme dhe të vlerave që i kanë formuar si njerëz dhe si komunitet.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat