spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
19:55
HomeKulturëNis festivali ndërkombëtar i filmit studentor, promovon talentet e rinj e bashkëpunimin...

Nis festivali ndërkombëtar i filmit studentor, promovon talentet e rinj e bashkëpunimin artistik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Universiteti i Arteve, nëpërmjet Fakultetit të Artit Skenik, organizon edicionin e parë të International Student Film Festival in Tirana (ISFFT), i cili zhvillohet në datat 21–24 prill 2026.

ISFFT, si një festival ndërkombëtar i filmit studentor, synon të promovojë krijimtarinë e të rinjve në fushën e kinematografisë, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi, shkëmbimi artistik dhe zhvillimi profesional ndërmjet studentëve, pedagogëve dhe profesionistëve të industrisë së filmit.

- Advertisement -

Programi i festivalit përfshin shfaqje filmash në kategoritë: film i shkurtër, dokumentar, animacion, masterclass-e me profesionistë të njohur të kinemasë, workshop-e dhe panele diskutimi. Gjithashtu do të ketë aktivitete të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit artistik.

Gjatë ditëve të festivalit do të prezantohen një numër i konsiderueshëm filmash nga autorë të rinj ndërkombëtarë, të përzgjedhur në konkurrim, duke reflektuar zhvillimet bashkëkohore në kinemanë studentore.

- Advertisement -

Dita e parë nis me ceremoninë e hapjes dhe shfaqje filmi. Sot dhe nesër (22–23 prill) do të ketë masterclass-e, workshop-e, panele diskutimi dhe shfaqje konkurruese. Dita e katërt (24 prill) përmbyllet me shfaqje të kategorive kryesore dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve

Aktivitetet zhvillohen në hapësira të ndryshme të Universitetit të Arteve, si Salla e Koncerteve, Black Box, studio të Fakultetit të Artit Skenik, etj. Ky festival realizohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat