spot_img
E diel, 1 Mars, 2026
23:50
HomeKosovaNis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Megjithëse ishte paralajmëruar të mbahej në orën 12:00, mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka nisur me një orë vonesë.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, njoftoi se në mbledhjen e sotme temë diskutimi do të jetë edhe çështja e presidentit.Nuk dihet nëse do ta bëjë sot, por Kurti deklaroi se VV pritet të dalë shpejt me një propozim të kandidaturës për President të shtetit, raporton Ekonomia Online.

- Advertisement -

“Ne do ta kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nesër. Natyrisht që mbledhjen e nesërme nuk e kemi thirrur enkas për çështjen e Presidentit të Republikës. E kemi thirrur para se gjithash, për shkak se është obligim statutor i yni kronologjik që t’i kemi katër mbledhje në vit, pra çdo tre muaj, dhe sidomos për shkak se sivjet, 2026-a është vit zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Kurti para mediave.

“Tash na duhen përgatitje të reja në LVV, por natyrisht që do ta diskutojmë edhe këtë çështje. Dhe duket që, kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kur s’ka mundësi për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake që do të merren vesh shpejt”, theksoi ai dje para mediave.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat