spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
02:53
HomeKosovaDrejtësiaNis në Hagë dëshmia e ish-këshilltarit politik të Clarkut, Michael Durkee

Nis në Hagë dëshmia e ish-këshilltarit politik të Clarkut, Michael Durkee

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, pas Christopher Hill ka filluar dëshminë dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar është Michael Durkee, ish-këshilltar politik i Wesley Clark, i cili mban kodin 1DW-009, raporton “Betimi për Drejtësi“.

- Advertisement -

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar mbrojtja e Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishtiq, i cili është edhe pala thirrëse.

Dëshmia e dëshmitarit pritet të zgjasë deri nesër (13 nëntor).

- Advertisement -

Përfundon dëshminë Christopher Hill: Ishte përvojë e veçantë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë e tij ish-diplomati amerikan Christopher Hill, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Hill tha se ishte një përvojë e veçantë pjesëmarrja e tij në këtë proces gjyqësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ishte një përvojë e veçantë doja të them”, tha Hill.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III i tha dëshmitarit se shpreson që kjo të mos jetë një përvojë e keqe.

“Shpresoj të mos ketë qenë një përvojë e keqe”, tha Smith III.

Ndërsa, Hill ia ktheu duke i thënë se “Kam pasur përvoja edhe më të këqija”.

Gjatë fundit të dëshmisë, për dëshmitarin pati disa pyetje edhe avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon. Për klientin e Dixon, dëshmitari tha se nuk e ka parë dhe nuk e di se ku ka qëndruar.

Seanca pritet të vazhdojë pas pushimit me dëshminë e dëshmitarit të radhës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat