Kategoritë e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) njoftojnë opinionin publik se nga sot ka nisur peticioni kombëtar, i drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Ky peticion përbën një thirrje të hapur qytetare për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, duke theksuar respektin për vlerat e luftës çlirimtare dhe dinjitetin e saj”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM
Kategoritë e dala nga Lufta e UÇK-së njoftojnë opinionin publik se nga sot ka nisur Peticioni Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të saj.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit kudo që ndodhen që t’i bashkohen këtij peticioni, ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë atë.



