spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
21:36
HomeKosovaNis protesta në Strasburg, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Nis protesta në Strasburg, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Në Strasburg mijëra qytetarë ngrejnë zërin kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestë në Strasburg në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Kanë filluar të mblidhen shqiptarë para Këshillit të Evropës në Strasburg, ku nga ora 13:00 pritet të nisë protesta kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot në Strasburg në mbrojtje të ish-krerët e UÇK-së

- Advertisement -

Një protestë dot të mbahet të sot në Strasburg, ku mijëra qytetarë do të ngrejnë zërin kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Organizatorët tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, ndërsa pjesëmarrja e diasporës pritet të jetë e madhe.

Nga ora 13:00, në Strasburg sot do të mbahet një protestë kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar se në protestë pritet të marrin pjesë rreth 6 mijë qytetarë, ndërsa të gjitha përgatitjet tashmë janë finalizuar.

“Jemi të gatshëm për fillimin e protestës në orën 13:00, sepse janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Në protestë pritet të marrin pjesë shumë njerëz nga mërgata jonë”, tha Gazmend Syla nga OVL-UÇK.

Për këtë organizim janë përgatitur edhe 285 letra, të cilat do t’u dërgohen secilit anëtari të Asamblesë së Këshillit të Evropës.

“Këto letra përmbajnë shqetësimet tona, të cilat i kemi theksuar prej kohësh, lidhur me padrejtësitë që po u bëhen krerëve të UÇK-së. Besojmë se me këto protesta, në Prishtinë, Tiranë dhe tani në Strasburg, kemi arritur ta ngremë zërin e popullit dhe t’i dërgojmë kësaj gjykate mesazhin tonë: ‘Jo në emrin tim’”, shtoi Syla.

Njohës të procesit gjyqësor në Hagë vlerësojnë se, nëse Gjykata Speciale mbështetet vetëm në provat e paraqitura, ish-krerët e UÇK-së pritet të lirohen.

Protesta po zhvillohet në kohën kur procesi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit po hyn në fazën përfundimtare.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat