spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
07:47
HomeKulturëNis puna për transformimin e lagjes “Kala” të Elbasanit

Nis puna për transformimin e lagjes “Kala” të Elbasanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka nisur sot puna për transformimin e lagjes “Kala” të Elbasanit, një prej lagjeve historike më të rëndësishme të qytetit.

Në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit u zhvillua sot takimi i parë i punës për analizën fillestare rijetësimit të lagjes “Kala” të Elbasanit, ku u diskutua me ekspertët qasja strategjike dhe vizionare për rikualifikimin dhe rijetësimin e kësaj zone unike.

- Advertisement -

Takimi u drejtua nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ekspertë vendas dhe të huaj. Gjatë takimi u diskutua qasja strategjike dhe vizioni afatgjatë për zhvillimin e kësaj zone me vlera të veçanta historike dhe kulturore.

Gonxhja theksoi se në fokus të diskutimit ishte koncept-ideja e projektimit, e cila do të shërbejë si një udhërrëfyes për ndërhyrjet e ardhshme, me synimin për t’i dhënë Kalasë së Elbasanit një jetë të re, duke ruajtur autenticitetin historik dhe duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm kulturor, turistik dhe ekonomik.

- Advertisement -

Sipas ministrit, projekti synon ta shndërrojë lagjen “Kala” në një hapësirë të gjallë urbane, të lidhur ngushtë me identitetin e qytetit dhe të kthyer në një destinacion referencë për turizmin kulturor në vend.

Në këtë proces, BID Elbasan, në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), po kontribuon në ndërtimin e një vizioni të përbashkët për rijetësimin e lagjes historike, duke e konsideruar këtë iniciativë si një investim me ndikim afatgjatë në zhvillimin e Elbasanit.

Ministri Gonxhja vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe theksoi se puna do të vijojë në faza të mirëpërcaktuara deri në finalizimin e projektit, i cili pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës komunitare dhe në rritjen e atraktivitetit turistik të qytetit. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat