spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:30
HomeKosovaKuvendiNis seanca e Kuvendit të Kosovës, shqyrtohet buxheti për vitin 2025

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, shqyrtohet buxheti për vitin 2025

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë prezantimin e Projektligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Në fillim ai ka thënë se është kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt të mandatit për ta shënuar kështu qeverinë e parë që e qon mandatin deri në fund.

- Advertisement -

Kurti ka theksuar se buxheti për vitin 2025 është projektuar të jetë 3.6 miliard euro.

“Për të arritur deri këtu këto 4 vite kaluam nëpër shumë sfida globale e të brendshme, por për dallim nga të tjerat para nesh u siguruam që buxheti të orientohej që buxheti të orientohej aty ku kthimi ishte më i larti te qytetarët tanë. Duke e bërë këtë, vit pas viti rritej edhe buxheti pa ndryshuar asnjë politikë tatimore. Sepse investimi në qytetarët tanë vazhdonte të kthente rritje të qëndrueshme. Buxheti i vitit 2025 është buxheti i katërt që po e prezantojmë si qeveri në këtë mandat. Miratimi në qeveri e prezantimin e buxhetit në kuvend çdo herë e kemi bërë sipas rregullave të përcaktuara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike. Buxheti për paga e shtesa: 13.85 për qind më i lartë se në vitin 2024 ose 111. 5 milion euro, buxheti për mallra dhe shërbime është 3.2 për qind më i lartë s enjë vit më parë, buxheti për subvnencione e transfere është 8. 75 për qind më i lartë s enë vitin 2024 e këtu luajnë rol masat e reja si pensionet shtesat për fëmijë rimëkëmbja ekonomike e të tjera dhe buxheti për investime kapitale ëhstë 8. 3 për qind më i lartë se në vitin 2024. Për këto vite të qeverisjes bruto produkti vendor është rritur aq sa për herë të parë sivjet do ta kalojë shifrën prej 10 miliard euro kurse vitin e ardhshëm pritet të shkojë përtej 11 miliard euro”, ka theksuar Kurti.

- Advertisement -

Me propozim të Abelard Tahirit të PDK-së në pajtim edhe me shefat e Grupeve Parlamentare në fillim të seancës u nderua me një minutë heshtje veterani i UÇK-së që ishte pjesëtar i FSK-së, Liman Musliu që humbi jetën tragjikisht.

Buxheti për vitit 2025, ka vlerën prej 3.6 miliardë eurove.

Projektligji për ndarjet buxhetore për vitit 2025, të propozuar e miratuar nga Qeveria në vlerë prej 3.6 miliardë eurove.

Sipas planifikimeve të ekzekutivit nga buxheti i vitit të ardhshëm 930 milionë euro janë planifikuar për investime kapitale.

Projeksionet e Qeverisë flasin për implementim të projekteve të cilat do të ndikojnë në përmirësim të rrjetit të transportit, energjisë elektrike, kushteve në arsim e shëndetësi, një pjesë e madhe e projekteve dhe mjeteve do të jetë e bartur nga ky vit.

916.5 milionë euro nga buxheti janë paraparë për paga e shtesa si dhe 535.97 milionë për mallra dhe shërbime.

Vetëm për pagat e anëtarëve të Kuvendit të Kosovës janë paraparë mbi 3.6 milionë euro, pagat për zyrën e presidentët mbi 1 milionë euro si dhe për kabinetin e kryeministrit Kurti mbi 1 milionë.

Buxheti për nivelin qendror pritet të jetë mbi 2 miliardë e 757 milionë euro, ndërsa për atë lokal rreth 788 milionë  euro.

Qindra miliona euro janë paraparë edhe për institucionet shëndetësore. Shpenzimet e spitaleve rajonale gjatë 2025-tës kapin vlerën e mbi 54 milionë eurove, këtu përfshihen edhe të hyrat vetanake të tyre si dhe grantet qeveritare.

Për QKUK-në janë paraparë mbi 10 milionë euro, ndërsa për Shërbimet terciare mjekësore, mbi 3 milionë.

Miliona euro janë paraparë edhe për arsim. Mbi 366 mijë euro do të shpenzohen vetëm për trajnimin e mësuesve, ndërsa mbi 452 mijë për arsim profesional. 200 mijë euro do të ndahen për përkrahjen e nxënësve me potencial të jashtëzakonshëm.

Për Minierat e Trepçës shpenzimet me buxhetin e vitit 2025 kapin vlerën e 3 milionë eurove. Ndërsa 7.5 milionë euro janë ndarë për kategorinë e rezervës rrjedhëse.

Qeveria parashikon se rritja ekonomike sivjet do të jetë 4.5 % ndërsa, vitin e ardhshëm, është planifikuar të jetë 5.6%

Partitë opozitare PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë projektbuxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm. Por, pozita është e bindur se i ka votat për ta miratuar buxhetin. Buxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro, apo rreth 300 milionë euro më i lartë se buxheti i vitit 2024.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat