spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:09
HomeKosovaZgjedhjet 2025Nis shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit

Nis shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar shtypja e fletëvotimeve dhe broshurave njoftuese për kandidatët për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Shtypja e fletëvotimeve dhe broshurave po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë.

- Advertisement -

Sipas vendimit të KQZ-së do të shtypen 1,752,650 fletëvotime.

Prej këtyre fletëvotimeve 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; 28,450 për votimin me kusht; 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat