spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:47
HomeRajoniShqipëriaNis sot viti i ri shkollor në Shqipëri

Nis sot viti i ri shkollor në Shqipëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rreth 345 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë i drejtohen sot dyerve të shkollave, ndërsa 26 500 nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollave.

Pas fazës së regjistrimit dhe shpërndarjes së teksteve shkollore falas në të gjithë vendin, ky vit i ri shkollor nis me disa risi, që përfshijnë jo vetëm masat për përdorimin e telefonave gjatë orëve të mësimit, por Kodin e Etikës për mësuesit, numrin e oficerëve të sigurisë, etj.

- Advertisement -

Mëngjesin e sotëm, ashtu sikurse u bë me dije disa ditë më parë nga Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Agron Çeli, në ambientet pranë shkollave ka pasur prani të shtuar të forcave të Policisë Rrugore dhe punonjësi të policimit në komunitet.

Oficerët e sigurisë këtë vit nuk do të jenë më 240 sikurse ishte një vit më parë, por numri është rritur me 160, duke shkuar në 400 oficerë sigurie gjatë vitit të ri shkollor.

- Advertisement -

Ministria e Arsimit bëri me dije se në total janë 31 mijë mësues, ndërsa këtë vit mbështetja për nxënësit me aftësi të kufizuara është përforcuar. Bëhet fjalë për 2,260 mësues ndihmës, një rritje prej 150 më shumë se në vitin shkollor 2024-2025.

Kodi i Etikës për Mësuesit është gjithashtu një tjetër risi, dhe që përcakton parime të qarta profesionalizmi, integriteti dhe bashkëpunimi, duke forcuar marrëdhëniet e respektit mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve.

Një element i ri i kodit është edhe rregullimi i sjelljes së mësuesve në rrjetet sociale dhe hapësirën virtuale, duke vendosur dispozita të qarta mbi komunikimin me nxënësit, mbrojtjen e të dhënave dhe ruajtjen e imazhit profesional.

Ndërkaq, gjatë këtij viti të ri shkollor do të zhvillohet edhe “Konkursi Kombëtar i Teatrove”, për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta; Festivali Kombëtar të Shkencës për gjimnazet, si dhe vijimin e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.

Kurrikula e re për klasën e katërt, e cila përfshin për herë të parë bazat e njohurive mbi inteligjencën artificiale, përbën një tjetër risi që bashkëshoqëron këtë vit të ri shkollor.

Rama: Suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave

Kryeministri Edi Rama u ka uruar suksese të gjithë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, si dhe 26,500 nxënës të klasave të para që nisin për rugën e dijes.

“Mirëmëngjes dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Manastirliu: Kjo ditë na kujton se arsimi është fillimi i çdo rruge të bukur

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka uruar nxënësit për një vit shkollor të mbarë drejt rrugës së dijes.

Ajo deklaron se kjo ditë vlen si kujtesë te nxënësit e prindërit, se arsimi është fillimi i çdo rruge të bukur.

Një urim i përzemërt për vitin e ri shkollor për 345 mijë nxënës në të gjithë vendin, e në mënyrë të veçantë për mbi 26.500 fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës, duke nisur rrugëtimin e bukur drejt dijes

Një ditë që na kujton se arsimi është fillimi i çdo rruge të bukur, çdo ëndrre që duam të realizojmë.

Për mbi 26.500 nxënës, kjo ditë është dritarja më e re që sot hapet drejt dijes. Çantat sot janë të mbushura jo vetëm me libra të rinj, por edhe me ëndrra, kuriozitete dhe gëzimin e një rrugëtimi të bukur që nis në bankat e shkollës.

Për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, uroj një vit të mbushur me suksese, dije dhe gëzim. Na shkoftë mbarë”, deklaron Manastirliu.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat