Kanë nisur “të Martat e Shna Ndout”, një periudhë e rëndësishme devocioni për besimtarët, që kulmon me festimet në nder të Shën Ndout të Padovës.
Besimtarë të shumtë pritet të vizitojnë Kishën e Shna Ndout në Laç gjatë këtyre të martave, duke u lutur dhe kërkuar ndërmjetësimin e shenjtorit, i njohur si ndihmëtar i të varfërve dhe i atyre në nevojë.
Sipas traditës, lutjet dhe pjesëmarrja në këto të marta konsiderohen si një moment i veçantë reflektimi shpirtëror, besimi dhe shprese për familjet shqiptare.
“O Shna Ndou i shenjtë, miku i Zotit dhe ndihmësi i të varfërve, ti që me besim të madh predikove Fjalën e Hyjit, ndërmjetëso për ne pranë Zotit tonë…”, është një nga lutjet që besimtarët drejtojnë gjatë kësaj periudhe.
Kjo traditë e hershme vijon të mbledhë çdo vit mijëra pelegrinë në Laç, duke e kthyer këtë vend në një nga qendrat më të rëndësishme të besimit në vend. /atsh



