Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se kjo parti ka nisur fushatën elektorale në Banjë të Malishevës.
I pari i kësaj partie ka thënë se bashkëvendësit e tij janë shfaqur të bashkuar dhe të njëjtit i kanë dhënë motiv.
Postimi i plotë:
Vendlindja ❤️ është vendi më i mirë për të filluar faqebardhë fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Bashkëvendësit e mi në Banjë, si përherë të bashkuar, edhe sonte përmes prezencës masive, na dhanë motiv e mesazh të qartë se rikthimi i zërit tonë në Parlamentin e Kosovës, do të jetë i pashmangshëm bashkë me fitoren tonë më 9 shkurt.