spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:50
HomeSiguriaPoliciaNjë 53-vjeçar humb jetën në aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një 53-vjeçar humb jetën në aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 18:30 të së enjtes, në rrugën magjistrale “Prishtinë–Mitrovicë”, saktësisht në fshatin Llazarevë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për media se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e goditjes, këmbësori, një mashkull rreth 53 vjeç, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Trafikut Rrugor, të cilat bashkë me institucionet e tjera relevante po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin tragjik.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat