Aktori Besfort Daka dhe këngëtarja Bay T do të jenë dy banorët e radhës që i janë bashkuar treshes së mëhershme në shtëpinë e njohur.
Besforti tha se edhe BBVK 3 është pjesë e artit dhe do që ta provojë këtë sfidë.
Ai tha se nga do të japë shumë në këtë edicion pasi me sarkazëm tha se “nuk ka pasur mundësi të shprehej”.
Për të hyrë në BBVK 3, Besforti tha se mori leje edhe nga gruaja e tij.
Si prishtinali dhe aktor, Besforti u vu para tri detyrave që duhet ti bënte për të dëshmuar aktualitetin në kryeqytet.
Detyrën e parë e kishte të prezantonte Plisat, të dytën për qentë endacak dhe të tretën, shoferët e nervozuar nga kolonat.
Duartrokitjet ishin të shumta në mbështetje që ai të hynte brenda.