Një anketë e realizuar para se të mbahej debati presidentcial, por i publikuar sëfundmi, zbulon pse Trump dhe Kamala duhet t’i kushtojnë vëmendje shteteve të lëkundura?
Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, është aktualisht përpara ish-presidentit Donald Trump me dy pikë në Virxhinia, një shtet që tradicionalisht ka mbajtur anën e republikanëve. Sipas një ankete të kryer nga Universiteti Mary Washington, 48 për qind e të anketuarve kanë favorizuar Harrisin, ndërsa 46 për qind mbështesin Trumpin.


Banorët e Virxhinias kanë theksuar se ekonomia, punësimi dhe inflacioni janë shqetësimet kryesore të tyre, ndërsa gjendja e demokracisë gjithashtu shihet si një çështje me rëndësi të madhe. Anketa u krye para debatit të parë presidencial, i cili shihet si një fitore për Harris.
Virxhinia, që më parë ishte një bastion republikan, ka parë një rritje të mbështetjes për demokratët, me Presidentin Biden që fitoi shtetin në zgjedhjet e vitit 2020. Stephen J. Farnsworth, profesor i shkencave politike, theksoi se kjo anketë sugjeron se Virxhinia duhet të shihet si një “shtet i lëkundur” në këto zgjedhje.


Në zgjedhjet e kaluara, Biden e mposhti Trumpin me një diferencë prej 10 pikësh, ndërsa në vitin 2016, Hillary Clinton fitoi mbi Trump me 5 pikë në këtë shtet.
Ndryshimet më të mëdha në mbështetje për Harrisin janë vërejtur mes votuesve hispanikë dhe të pavarur, grupe që janë vendimtare në disa shtete kyçe si Pensilvania, Nevada dhe Arizona. Harris, që ka parë një rritje në mbledhjen e fondeve dhe në anketa që kur hyri në garë, do të ketë nevojë për mbështetjen e këtyre grupeve për të fituar në zgjedhjet e ardhshme në nëntor.
Ndërkohë, fushata e Trump ka pasur sfida të shumta, përfshirë dhe një incident ku një person u arrestua në fushën e tij të golfit për një tentativë të supozuar atentati/