spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
20:07
HomeBotaNjë bandë në Haiti vret më shumë se 180 persona

Një bandë në Haiti vret më shumë se 180 persona

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rreth 180 njerëz u vranë gjatë fundjavës në lagjen Cite Soleil pranë kryeqytetit të Haitit, tha të hënën zyra e kryeministrit të vendit, pas sulmeve që sipas një organizate jo qeveritare ishin urdhëruar nga një drejtues bande i cili dyshonte se fëmija i tij ishte sëmurur pasi i kishin bërë magji.

“U kalua vija e kuqe”, tha zyra e kryeministrit përmes një deklarate, ku theksohej “se do të mobilizoheshin të gjitha forcat” për të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, përfshirë kreun e bandës, Monel “Mikano” Felix, i cili akuzohet se planifikoi sulmin.

- Advertisement -

Sipas deklaratës, pjesa më e madhe e viktimave ishin të moshuar.

Rrjeti Kombëtar i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut (RNDDH), një organizatë jo qeveritare në Haiti që mbikqyr institucionet shtetërore dhe nxit edukimin për të drejtat e njeriut, tha të dielën se të paktën 110 njerëz, të gjithë të moshës mbi 60 vjeç, ishin vrarë në Cite Soleil gjatë fundjavës.

- Advertisement -

Sipas kësaj organizate, bilanci mund të jetë më i lartë ndërsa citoi dëshmitarë të ishin shprehur se “trupat e gjymtuar ishin djegur në rrugë, përfshirë disa të rinj që u vranë ndërsa përpiqeshin të shpëtonin banorët”.

Rrjeti RNDDH tha se Monel “Mikano” Felix kishte urdhëruar sulmin pasi fëmija i tij u sëmur dhe pasi kërkoi këshilla nga një prift i sektit fetar ‘vodou’ i cili akuzoi të moshuarit në zonë se lëndonin fëmijët përmes magjisë. Sipas organizatës, fëmija i Feliksit kishte vdekur të shtunën pasdite.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavaruar të dhënat e raportuara nga Rrjeti Kombëtar i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut (RNDDH), raporton REL.

Monel “Mikano” Felix nuk komentoi mbi akuzat.

Cite Soleil, një lagje e varfër me popullsi të dendur pranë portit të kryeqytetit Port-au-Prince, është ndër zonat më të varfra dhe më të dhunshme të Haitit.

Kontrolli i rreptë i bandave, duke përfshirë kufizimin e përdorimit të telefonit celular, ka kufizuar aftësinë e banorëve për të shkëmbyer informacione rreth masakrës.

Qeveria, e përfshirë në përplasje të brendshme politike, nuk ia ka dalë të frentojë fuqinë në rritje të bandave brenda dhe përreth kryeqytetit. Grupet e armatosura akuzohen për vrasje pa dallim, përdhunime në grup, rrëmbime dhe nxitje të mungesës së ushqimit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat