spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
06:46
HomeKulturë“Një dashuri”, 1096 ditët e Petro Markos në burg e letrat për...

“Një dashuri”, 1096 ditët e Petro Markos në burg e letrat për të shoqen në një libër

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një libër sjell të plota historinë e dashurisë së shkrimtarit të njohur, Petro Marko. Nga njohja, te burgu e liria, jeta e tij me Safo Markon vjen përmes dorëshkrimeve të ruajtura.

“Kam qenë gjithnjë pranë teje. Sytë e mejtimit dhe të zemrës të shikonin që endeshe rrugës e hutuar dhe e vetmuar. Dhe sa më nxihej dëshira e jetës. Ah sa kohë ka kaluar dhe akoma ti, po më pret, akoma të ndarë”.

- Advertisement -

Kjo është një prej letrave që Petro Marko, nga burgu, i shkruante Safos, bashkëshortes së tij. Një libër i sapobotuar, sjell letrat mes tyre në vite të vështira dhe fotot e një çifti të paharrueshëm artistësh në Tiranën komuniste.

“Libri ‘Një dashuri’ është historia e dashurisë së Petro e Safo Markos. Tregon që nga njohja e deri te letrat e dashurisë dhe telegramet. Safoja i çonte edhe ushqim dhe një ditë tmerreohet sepse nëj ditë roja i shtyn ushqimet me shkelm dhe thotë se ushqimet nuk duhen më se disa prej tyre do të dënohen me vdekje ”, thotë botuesja Rita Petro, raporton Balkanweb.

- Advertisement -

Marko i shpëtoi vdekjes në burg, por burgu dhe regjimi e shenjoii përgjithnjë në mënyrë të pashlyeshme familjen e tij. Shkrimtari Petro Marko do t’i numëronte të gjitha ditët në burg, 1096 ditë por ditën që del shkruan se kur pa Safon, ai i harroi të gjitha.

“AI ka qenë nja nga shqiptarët më të bukur e më të dashuruar dhe jemi me fat që e kemi si shkimtar në letërsinë shqipe”, thotë Petro.

Vepra e plotë e Petro Markos po ribotohet nga “Albas” duke risjellë të gjitha ëndrrat e trillet e luftëtarit idealiste të Spanjës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat