spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
02:30
HomeSiguriaPoliciaNjë depo dhe dy lokale përfshihen nga zjarri në Gjilan

Një depo dhe dy lokale përfshihen nga zjarri në Gjilan

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se një depo e një kompanie në Gjilan është përfshirë nga zjarri, e që më pas zjarri është zgjeruar dhe ka përfshirë edhe dy lokale të tjera.

Nga policia është njoftuar edhe se zjarri është shuar më pas nga zjarrfikësit.

- Advertisement -

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Gjilan / 04.02.2025 – 08:15. Është përfshirë nga zjarri depoja e një kompanie private dhe pas pak zjarri ishte zgjeruar dhe kishte përfshirë edhe dy lokale tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi zjarrfikës ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon nën hetime”, njofton përmes raportit 24-orësh Policia e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat