spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:10
HomeSiguriaPoliciaNjë ditë e rënduar në trafik: 27 aksidente dhe 1,999 gjoba në...

Një ditë e rënduar në trafik: 27 aksidente dhe 1,999 gjoba në 24 orë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 27 aksidente me të lënduar dhe 46 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të zbatimit të ligjit dhe rregullave të trafikut, janë shqiptuar gjithsej 1999 tiketa trafiku ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Për veprime të kundërligjshme, janë arrestuar 15 persona, prej të cilëve 11 janë në mbajtje policore. Nuk ka persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.

- Advertisement -

Policia e Kosovës rikujton qytetarët për rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut, në mënyrë që të parandalohet rritja e aksidenteve dhe të rritet siguria në komunikacion.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat