spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeKosovaZgjedhjet 2025Një ditë para fushatës, OSBE del me thirrje për partitë politike

Një ditë para fushatës, OSBE del me thirrje për partitë politike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë thirrje te partitë politike, mediat dhe institucionet publike, duke përfshirë organet e zbatimit të ligjit dhe autoritetet gjyqësore, që të sigurojnë një mjedis fushate të respektueshëm, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me ligjin.

Përmes një komunikate për media, OSBE-ja u ka bërë thirrje subjekteve politike që t’u shmangen retorikave që mund të nxisin armiqësi, diskriminim apo dhunë, duke zhvilluar fushatat e tyre në mënyrë përgjegjëse dhe gjithëpërfshirëse.

- Advertisement -

Misioni i OSBE-së në Kosovë, përmes këtij apeli, po ashtu ka theksuar rolin kyç të mediave që kanë në raportimin faktik gjatë cikleve zgjedhore duke u bërë thirrje institucioneve mediale që të respektojnë standardet më të larta etike dhe të zbatojnë kodet përkatëse të sjelljes.

“Kjo qasje do të ishte në përputhje me normat e vendosura demokratike dhe do të përforconte domosdoshmërinë e ofrimit të informacionit të paanshëm, të saktë dhe të balancuar, duke u mundësuar të gjithë njerëzve në Kosovë të bëjnë zgjedhje qytetare të informuara dhe të përgjegjshme”, thuhet në komunikatën e lëshuar sot.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat