spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
03:30
HomeRajoniShqipëriaNjë ditë para protestës kombëtare, Berisha: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh,...

Një ditë para protestës kombëtare, Berisha: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh, riktheni lirinë dhe të drejtat tuaja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të ngrenë zërin për të drejtat e tyre.

Gjatë fjalës së tij me të rinjtë një ditë para protestës kombëtare para Kryeministrisë, ai është shprehur se ashtu siç ka ndodhur në Beograd dhe në Bangladesh, ku gjenerata Z ka përmbysur regjimin, ashtu edhe të rinjtë opozitarë duhet të nisin këtë mision për të rikthyer shpresën, besimin, lirinë, të drejtat dhe të ardhmen e tyre.

- Advertisement -

“Është gjenerata Z që e përmbysën regjimin në Bangladesh, që përmbysi regjimin në Nepal, Sri Lanka, që po i dridh themelet Beogradit. Aty ra një çati në stacionin e trenit të Novi Sad-it, që humbën jetë njerëzish, 13 qytetarë, por studentët e Beogradit nuk i ndahen dhe do fitojnë.

Lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje futbolli. Ju bëj thirrje ju të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot keni shansin e madh të riktheni edhe një herë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve”, u shpreh Berisha. /TCh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat