Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prishtinë, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Po ashtu, Policia e Kosovës njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES – Prishtinë 02.04.2025-15:00. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.



