spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
16:00
HomeSiguriaPoliciaNjë grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Leposaviq

Një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Leposaviq

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Leposaviq, më saktësisht në fshatin Dobrava, është gjetur pa shenja jete një femër në një nga dhomat e shtëpisë së saj.

PK-ja ka bërë të ditur se viktima O.M e lindur në vitin 1949, ka qenë paciente që ndodhej në trajtim mjekësor.

- Advertisement -

Njoftimi:

Policia në Leposaviq reagon pas kërkesës së stafit mjekësor – konfirmohet një rast vdekje e dyshimtë

- Advertisement -

Mitrovicë Veri, 30 Maj 2025

Më datë 30.05.2025, rreth orës 13:48, Policia në Leposaviq është njoftuar nga stafi mjekësor, i cili kishte shkuar në fshatin Dobrava te Leposaviqit për të vizituar një paciente që ndodhej nën trajtim mjekësor.

Sipas informatave të para, me të arritur në vendin e ngjarjes, personeli mjekësor ka hasur në derën e mbyllur të shtëpisë dhe nuk ka arritur të vendosë kontakt me personin në fjalë, për çka ka kërkuar asistencën e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Meqë dera nuk është hapur, Policia është detyruar ta hapë atë me forcë. Brenda në një nga dhomat e shtëpisë, në shtrat, është gjetur e shtrirë një femër pa shenja jete. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës – femër,  O.M., e lindur në vitin 1949.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat