spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
08:55
HomeSiguriaPoliciaNjë grua ka humbur jetën nga zjarri në shtëpinë e saj në...

Një grua ka humbur jetën nga zjarri në shtëpinë e saj në Shtërpcë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një grua ka humbur jetën në Shtërpcë, pasi zjarri kishte përfshirë shtëpinë e saj.

Policia, në raportin 24 orësh, ka njoftuar se rasti ka ndodhur ditën e hënë.

- Advertisement -

“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat