spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:50
HomeSiguriaPoliciaNjë grua në Deçan kërcënon dhe ngacmon dy burra në telefon

Një grua në Deçan kërcënon dhe ngacmon dy burra në telefon

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një grua është arrestuar në fshatin Prilep të Deçanit nën dyshimin për kanosje, ngacmim dhe sulm fizik ndaj dy personave.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 24 korrik 2025, rreth orës 19:05, kur e dyshuara, shtetase kosovare, përmes telefonit kishte kanosur dhe ngacmuar dy burra kosovarë. Më pas, ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.

- Advertisement -

Fatmirësisht, viktima nuk ka kërkuar trajtim mjekësor. Pas arrestimit dhe intervistimit në stacionin policor, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Ndaj saj janë iniciuar procedurat ligjore për veprat penale të “Kanosjes”, “Ngacmimit” dhe “Sulmit fizik”. Hetimet për rastin janë në zhvillim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat