spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:37
HomeRajoniShqipëriaNjë i mitur humb jetën në Tiranë pas përleshjes me bashkëmoshatarët

Një i mitur humb jetën në Tiranë pas përleshjes me bashkëmoshatarët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Detaje tronditëse vijnë nga konflikti me thikë që rezultoi me dy adoleshentë të plagosur, ndodhur mesditën e sotme pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Balkanweb raporton se 14-vjeçari me inicialet M. C ka ndërruar jetë, pas një goditje me thikë të marrë në zemër.

- Advertisement -

Ndërkohë gjendja e 14-vjeçarit tjetër, me inicialet L. M paraqitet në gjendje stabël pavarësisht plagëve në gjoks.

Dy adoleshentët mësohet se u sulmuan nga tre persona të tjerë.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat