spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:07
HomeSiguriaPoliciaNjë i mitur plagoset në Kijevë të Malishevës, dy të arrestuar

Një i mitur plagoset në Kijevë të Malishevës, dy të arrestuar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një plagosje ka ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një i mitur është qëlluar me armë zjarri, nga një i mitur tjetër.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

- Advertisement -

Elezaj tha se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje me dy të mitur të tjerë, të cilët janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore”, tha Elezaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat