E PLOTËSUAR / Një person ka humbur jetën dhe dy gra kanë mbetur të plagosura sonte në fshatin Majac të Podujevës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka bërë të ditur se, viktima është një djalë, ndërsa të plagosura janë dy gra, njëra prej të cilave rreth 70 vjeç.
E plagosura tjetër dyshohet të jetë edhe e dyshuara e rastit, e cila, sipas informacioneve fillestare, dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje.
Kurse shefi i Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri, ka konfirmuar se janë plagosur rëndë dy gra, të cilat sipas tij, janë në gjendje të rëndë.
“Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Dy të tjerat janë të plagosura rëndë, në gjendje të rëndë. Janë transferuar për Prishtinë”, ka thënë ai për mediat.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rastin.
Vritet një person në Podujevë
Një person është vrarë sonte në Majac të Podujevës. Ngjarjen tragjike e ka konfirmuar Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, ka theksuar Gashi.
Policia e Kosovës ende nuk e ka konfirmuar e as nuk ka dhënë detaje për rastin.



