spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:27
HomeSiguriaPoliciaNjë i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident tragjik në...

Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident tragjik në Podujevë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot rreth orës 17:30, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, është raportuar për një aksident trafiku me pasoja fatale.

“Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara”, tha për media zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

“Në këtë aksident ngasësi i kamionit ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë”, konfirmoi ajo.

“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, përfundoi Ahmeti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat