spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
00:31
HomeSiguriaPoliciaNjë i vdekur nga aksidenti në Novosellë, arrestohet një person

Një i vdekur nga aksidenti në Novosellë, arrestohet një person

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia ka bërë të ditur se në Novosellë të Kamenicës është arrestuar një person i dyshuar nën dyshimin se ka shkaktuar një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi.

Sipas Policisë, i dyshuari, derisa ishte duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës, duke goditur barrierat anësore metalike.

- Advertisement -

Si pasojë e aksidentit, një pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Një tjetër pasagjer, si dhe vetë drejtuesi i automjetit, kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Hetimet rreth rastit janë në zhvillim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat