spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
10:21
HomeKosovaNjë person i vdekur pas gjuajtjes me armë në Veternik

Një person i vdekur pas gjuajtjes me armë në Veternik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person ka humbur jetën si pasojë e një incidenti me armë zjarri që u raportua sot rreth orës 15:00 në lagjen Veternik të Prishtinës, njofton Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prishtinës, viktima – një meshkuj – është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në vendngjarje. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend, ndërsa policia dhe prokurori i shtetit kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje,” tha zëdhënësi i Policisë. Policia ka bërë të ditur se hetimet dhe veprimet hetimore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, po vazhdojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimi është nisur në koordinim me prokurorin e shtetit dhe se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat