spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:51
HomeSiguriaPoliciaNjë person ndalohet në Podujevë, sekuestrohen substanca të dyshuara narkotike

Një person ndalohet në Podujevë, sekuestrohen substanca të dyshuara narkotike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës njofton se në Podujevë, dje, ka realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë kontrollit në shtëpinë dhe pronë, janë gjetur dhe sekuestruar prova të rëndësishme lidhur me aktivitetin e dyshuar kriminal.

“Në bastisje janë sekuestruar: një (1) kilogram e 759.32 gram marihuanë (substancë narkotike e dyshuar), një (1) cigare me substancë narkotike të dyshuar, dy (2) matës-peshore, katër (4) paketime rizllash (OCB)…”, thuhet pos tjerash në raportin e PK-së.

- Advertisement -

Tutje, thuhet se pas realizimit të bastisjes dhe sigurimit të provave, njësiti i antidrogës ka dalë në vendin e ngjarjes për të mbështetur hetimin.

Po ashtu, është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda, i cili ka cilësuar veprën penale dhe ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për një periudhë prej 48 orësh.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat