spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
14:41
HomeSiguriaPoliciaNjë person plagoset me armë zjarri në Prishtinë

Një person plagoset me armë zjarri në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në Prishtinë.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

- Advertisement -

Ai tha se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën ‘Mine Peza’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e  zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.

- Advertisement -

Tutje, ai ka bërë të ditur se policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, e po ashtu edhe dy vetura.

“Policia po vazhdon punën operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim  sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka shtuar Borovci.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat