Bex Aliu dhe Rod Blagojevich mund të jenë të ftuarit më të fundit që do të përfaqësojnë politikën e SHBA-së në Ballkan.
Ky zhvillim ka shkaktuar diskutime mbi ndikimin dhe qasjen që do të sjellin ata në një rajon me histori të ndërlikuar dhe marrëdhënie të ndjeshme ndërkombëtare.
Artur Krasniqi, pastor shqiptar i cili shërben në kishën ungjillore protestante “Bashkësia e Popullit të Zotit”, në Prishtinë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se, Republika e Kosovës do të ketë nderin të mirëpresë si ambasador të ri të SHBA-së në Kosovë, shqiptaro-amerikanin z. Bex Aliu.
“Republika e Kosovës do të ketë nderin të mirëpresë si Ambasador të radhës të SHBA-ve në Republikën e Kosovës shqiptaro-amerikanin z.Bex Aliu. Ambasadori Aliu konsiderohet si shqiptari më i suksesshëm në Amerikë në fushën e diplomacisë”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, bëhet me dije se, Aliu ka studiuar mjekësinë në Universitetin e Prishtinës.
“Mirë që tash më s’mund të ankohemi se amerikanët s’po bëjnë kurgjo. Tani kemi dikë që është edhe amerikan edhe shqiptar!”, ka shkruar në fund Krasniqi.
Ndryshe, Rod Blagojevich, ish-guvernatori i Illinois-it dhe një figurë e njohur për skandalin e tij, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kësaj radhe, jo për çështje gjyqësore, por për një rol të mundshëm diplomatik.
Pas një vizite të fundit në Beograd, ai u takua me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke u prezantuar si një “mik i familjes Trump”.
Ky takim ka ngritur spekulime për emërimin e tij të mundshëm si ambasador i SHBA-ve në Serbi, një lëvizje që do të kishte ndikime të mëdha në marrëdhëniet SHBA-Serbi.