spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
14:31
HomeSiguriaPoliciaNjë rast kontrabande parandalohet nga Policia në Zubin Potok

Një rast kontrabande parandalohet nga Policia në Zubin Potok

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia ka njoftuar se është parandaluar një rast i kontrabandës në Veri të Kosovës.

Në fshatin Junake të Zubin Potokut janë ndaluar tre furgonë, me të cilat dyshohej se po  kryhej kontrabandë e mallrave.

- Advertisement -

“Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se po bartin sasi të konsiderueshme të mallrave, kryesisht ushqimore, pos tjerash edhe produkte mishi e bulmeti që po transportoheshin në kushte të palejueshme higjeniko-sanitare e që mund të ishin të dëmshme për shëndetin e njeriut. Po ashtu në automjete janë hasur edhe pije alkoolike dhe produkte tjera ushqimore e higjienike.”

Lidhur me rastin një person është intervistuar, kurse malli është konfiskuar dhe dërguar në Doganën e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat