spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:27
HomeKulturëNjë thesar i ri arkeologjik i bashkohet Muzeut në Vlorë

Një thesar i ri arkeologjik i bashkohet Muzeut në Vlorë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/Arkeologji: Arkeologët kanë zbuluar një skulpturë antike gjatë inspektimeve në Parkun Arkeologjik Amantia, në Vlorë, duke sjellë në dritë një tjetër fragment të historisë së lashtë të Shqipërisë. Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (D.R.T.K) – Vlorë identifikuan skulpturën në akropolin antik të Amantias, ku ajo ishte e ekspozuar pjesërisht në sipërfaqe.

Pas këtij zbulimi të rëndësishëm, specialistët ndërmorën një gërmim të kujdesshëm për të nxjerrë plotësisht skulpturën nga toka dhe për ta transportuar atë në ambientet e siguruara të D.R.T.K – Vlorë. Ky veprim u bë për të mbrojtur objektin antik nga faktorët natyrorë dhe dëmtimet e mundshme që mund të shkaktoheshin nga aktet vandale.

- Advertisement -

Edhe pse skulptura nuk është ruajtur në formën e saj të plotë, ajo përmban një pjesë të konsiderueshme të elementëve të saj origjinalë, që ofrojnë të dhëna të rëndësishme për stilin dhe teknikën e periudhës në të cilën është krijuar.

Specialistët kanë kryer ndërhyrjet e para për pastrimin dhe restaurimin e saj, duke përdorur teknika profesionale, në mënyrë që të ruajnë çdo detaj të rëndësishëm të skulpturës. Aktualisht, po përgatitet kartela e objektit për regjistrim pranë Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, një hap kyç për dokumentimin dhe mbrojtjen e këtij thesari historik.

- Advertisement -

Ky zbulim përforcon rëndësinë arkeologjike të Parkut Amantia dhe shton një tjetër element të çmuar në mozaikun e trashëgimisë kulturore të rajonit të Vlorës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat