Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 01:00 në Bresje.
“Rreth orës 01:00, datë 11.11. 2025, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në dalje të autostradës në Bresje – Fushë-Kosovë. Në aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Ai shtoi se Policia është marrë me procedurat në vendngjarje.



