spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:29
HomeShëndetiNjë vit që prej fillimit të shërbimit PET/CT në QKUK – 523...

Një vit që prej fillimit të shërbimit PET/CT në QKUK – 523 pacientë të diagnostikuar falas

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot shënohet një vit që nga fillimi i ofrimit të shërbimit me aparaturën PET/CT në Shërbimin Klinik të Mjekësisë Nukleare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një hap i madh drejt përmirësimit të diagnostikimit mjekësor në vendin tonë.

Gjatë këtij viti janë realizuar gjithsej 523 inçizime PET/CT, duke u mundësuar qindra pacientëve që të përfitojnë këtë shërbim falas, ndërkohë që në sektorin privat një ekzaminim i tillë kushton nga 1,000 deri në 1,300 euro. Kjo ka sjellë një lehtësim të madh financiar për qytetarët, por mbi të gjitha ka kontribuar në një diagnostikim më të saktë dhe në kohë, veçanërisht në fushën e onkologjisë.

- Advertisement -

Ky shërbim modern u bë i mundur falë iniciativës së Fondacionit “Jahjaga” dhe përkrahjes së çmuar nga Fondacioni “Al Walid” nga Arabia Saudite. Që nga instalimi i aparaturës në shkurt 2024, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka ndërmarrë trajnime intensive për personelin mjekësor. Katër javë trajnim janë zhvilluar për stafin e mesëm, ndërsa specialistët e Mjekësisë Nukleare janë trajnuar në qendra të specializuara në Hungari, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi.

“ShSKUK ka shprehur mirënjohje të veçantë për përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit të Klinikës së Mjekësisë Nukleare, të cilët kanë bërë të mundur ofrimin e pandërprerë të këtij shërbimi kompleks dhe jetik për pacientët. Shërbimi me PET/CT në QKUK do të vazhdojë të jetë i qasshëm për të gjithë pacientët që kanë nevojë për të, si pjesë e përkushtimit të ShSKUK për avancimin e kujdesit shëndetësor publik dhe përmirësimin e qasjes në teknologji moderne mjekësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

- Advertisement -

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat