spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
11:30
HomeShëndetiNjerëzit ende besojnë se po përballen me Covid-19, thotë studimi i fundit

Njerëzit ende besojnë se po përballen me Covid-19, thotë studimi i fundit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kanë kaluar gati pesë vjet, por njerëzit po vazhdojnë të dyshojnë për simptomat e Covid-19.

Në këtë përfundim bazohet studimi i National Health Service (NHS), sipas të cilit, një në dhjetë persona janë të paqartë nëse e kanë ose jo këtë virus në trupin e tyre.

- Advertisement -

Studimi, i cili anketoi më shumë se 750 mijë persona, u përqendrua në ndikimin që pati ky virus në jetën e tyre pesë vjet pasi pandemia i detyroi të qëndronin të izoluar në shtëpi për një kohë të gjatë.

Një në 20 persona u shpreh se ndjen ende simptoma të Covid-it.

- Advertisement -

Simptomat me të cilat përballeshin pjesëmarrësit kishin të bënin kryesisht me gjendje post-virale, si lodhja, marramendja dhe dhimbjet e muskujve.

Disa prej të anketuarve thanë gjithashtu se, duke i përjetuar këto simptoma çdo ditë, ata nuk janë në gjendje të bëjnë një jetë normale.

“Këta pacientë me Covid-19 kanë të drejtë të ndihen të zhgënjyer. Covidi zgjeron pabarazitë shëndetësore. Ne duhet të jemi shumë të ndjeshëm në lidhje me këtë dhe t’i mbështesim personat që janë më pak të favorizuar, nëse kanë përjetuar për një kohë të gjatë simptomat e Covid-it”.

Gjërat ndryshuan shumë dhe shumë prej pjesëmarrësve humbën punën e tyre të mëparshme, si dhe stilin e jetesës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat