spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:09
HomeEkonomiNjeriu i LVV-së u emërua drejtor i ATK-së

Njeriu i LVV-së u emërua drejtor i ATK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mentor Hyseni, ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV) për deputet, është emëruar drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

“Procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë”, njofton MFPT.

- Advertisement -

Ndryshe, Mentor Hyseni është i njohur edhe si aktivist ndër vite i partisë Vetëvendosje.

Në një prej deklaratave të tij, ku ai akuzonte PSD-në për tradhti, ai deklaronte se ‘shqiptarët ta falin ngapak hajninë dhe nepotizmin’, por jo ‘edhe tradhtinë’.

- Advertisement -

“Shqiptarët si popull mujnë me ta falë kapak hajninë se përherë e kanë konsideru shtetin të huajin.

Nepotizmin ta arsyetojnë diqysh, se thonë hajt bre se e ka pasë anëtar të familjes, ama tradhtinë nuk ta falë kurrë.

LDK kur është nda, ka pasë ndamje drastike. Nisma sa e vogël që iu ka hjekë PDK-së, PDK më kurrë nuk është rimëkëmbë.

VV është nda me 31 deputetë, tash ka mundësi me i marrë 33 deputetë. Jo që jemi forcu na, por populli nuk ta falë atë”, deklaronte Hyseni.

Njeriu i LVV-së në krye të ATK-së, Cakolli: Shembull tipik i kapjes së institucioneve

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat