spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeKulturë"Njeriu që shkruante në varreza", romani më i ri i Kliton Nesturit

“Njeriu që shkruante në varreza”, romani më i ri i Kliton Nesturit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Është botuar libri më i ri më titull “Njeriu që shkruante në varreza”, i shkrimtarit tashmë të njohur, Kliton Nesturit, botim i M&B.

Romani “Njeriu që shkruante në varreza” është libri i tij i njëmbëdhjetë dhe romani i tretë, i cili tashmë i paraqitet lexuesit mbarë shqiptarë dhe jo vetëm.

- Advertisement -

“I nisur fillimisht si një tregim në vitin 1991, tashmë ai ka marrë formën e plotë duke u pasuruar me ngjarje dhe personazhe”, ka shkruar Nesturi, në profilin e tij në “Facebook”.

Ai, po ashtu, ka falënderuar miqtë e tij: Luan Pengili, Leonard Veizi, Albert Gjoka, Zyrafete Shala dhe Ermir Nika, si lexuesit e parë të këtij romani, të cilët e kanë ndihmuar me sugjerimet e tyre që kjo vepër të marri udhën drejt lexuesit.

- Advertisement -

“Falënderoj dy miqtë, por edhe botuesit e mi Miranda Goleci dhe Bujar Karoshi për mikpritjen dhe gjithë punën e pakursyer që bënë për realizimin e këtij romani. Në mënyrë të veçantë ky roman është një nderim dhe kushtim për Mexhit Prençin dhe Loredan Bubanin, dy njerëz të veçantë që gjithmonë kanë besuar tek unë dhe më kanë përkrahur shumë në rrugëtimin tim krijues. U jam përherë mirënjohës”, ka shkruar tutje Nesturi.

Me poshtë, po i japim vlerësimet për librin:

“Ky është romani më i mirë i shkruar nga një autor bashkëkohor shqiptar mbi kotësinë e jetës në periferi, paradoksin dhe misterin e përditshmërisë dhe që rrëfimtari zotëron mjeshtri për të mbajtur lexuesin në tension deri në faqen e fundit.” – Dr. ALBERT GJOKA

“Me romanin “Njeriu që shkruante në varreza”, Kliton Nesturi na vë përpara një rrëfimi të ngjeshur ku gërshetohen frika, misteri dhe plagët e fshehta të një komuniteti. Me një narracion të rrjedhshëm e të mprehtë dhe me personazhe të gdhendura me kujdes, autori shpalos absurditetet dhe krizat morale të shoqërisë shqiptare bashkëkohore. “Njeriu që shkruante në varreza” është një udhëtim në thellësitë e shpirtit njerëzor dhe një pasqyrë e realitetit që e jetojmë, por që nuk guxojmë ta shohim.” – ZYRAFETE SHALA

“Një qytet i vogël mbart gjithmonë kontraste të mëdha: njerëz mendjehapur që kërkojnë të ndryshojnë diçka, përballë atyre me një botë të mbyllur, të ngushtë e të frikësuar nga çdo risi. Pëplasja e ideve është e pashmangshme – por jo vetëm ideve. Nën sipërfaqen e qetë të përditshmërisë, fshihet një realitet i trishtë, që vë në dilemë jo vetëm banorët, por edhe figurat kyçe të komunitetit: priftin e zonës, i cili fillon të dyshojë në misionin e tij, dhe kryepolicin që është aty thjesht për të kaluar ditët e fundit të punës zyrtare.” – LEONARD VEIZI

“Nesturi mbetet dëshmitari i fundit i atij realiteti ku pikëtakohen katër stinët e një moti dhe ku vërehet qartë vija ndarëse midis dy botëve – të të gjallëve dhe asaj të të vdekurve. Karaktere që përjashtojnë nga atmosfera e tyre çdo të pangjashëm dhe, kësisoj, shpërbëjnë ciklet biologjike të jetës dhe të vdekjes. Krijesa të fosforta dhe shpirtra demoniakë në këtë sfond gjenden në betejën e përjetshme dhe fatale për mbijetesë në të dyja anët; në të dukshmen dhe të padukshmen, brenda një spektri sa optik, po aq edhe skeptik!” – Dr. ERMIR NIKA

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat