spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
23:31
HomeSiguriaNjësia e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit në Kosovë bëhet me komandant të...

Njësia e Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit në Kosovë bëhet me komandant të ri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

KFOR-i ka njoftuar se sot është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u mbajt në Kampin “Film City” në Prishtinë.

Mund të jetë një imazh i 8 persona

- Advertisement -

Në njoftimin e KFOR shtohet se këtë ceremoni e ka drejtuar komandanti i këtij misioni Gjeneral Major Enrico Barduani.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "ESERCITO ERCITO ITALIA"

- Advertisement -

‘‘Komandanti në largim, Nënkolonel Giovanni De Santis, ia dorëzoi flamurin e NATO-s Komandantit të ri, Nënkolonel Salvatore Salvaggio – të dy nga Ushtria Italiane 🇮🇹’’, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Mund të jetë një imazh i 1 person, tribunë dhe teksti

Postimi i plotë:

Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneral Major Enrico Barduani, drejtoi ceremoninë e ndërrimit të komandës së Batalionit të Inteligjencës, Vëzhgimit dhe Zbulimit, e cila u mbajt në Kampin “Film City” në Prishtinë.

Komandanti në largim, Nënkolonel Giovanni De Santis, ia dorëzoi flamurin e NATO-s Komandantit të ri, Nënkolonel Salvatore Salvaggio – të dy nga Ushtria Italiane 🇮🇹.

Gjeneral Major Barduani shprehu mirënjohjen e tij për Nënkolonelin De Santis për udhëheqjen dhe përkushtimin e treguar, duke vlerësuar nivelin e lartë të gatishmërisë dhe profesionalizmit të personelit të njësisë. Ai gjithashtu i uroi suksese Nënkolonelit Salvaggio në detyrën e re.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në rolin e vet si reagues të sigurisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat