spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
10:20
HomeKosovaNjësia e Trafikut Qendror në aksion: Rregull dhe disiplinë në Prishtinë

Njësia e Trafikut Qendror në aksion: Rregull dhe disiplinë në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

PRISHTINË – Një prezencë e shtuar e automjeteve të zeza të Njësisë së Trafikut Qendror është vërejtur ditëve te fundit në rrugët kryesore të kryeqytetit. Kjo njësi elite ka zbarkuar në terren për t’u dalë në ndihmë kolegëve të tyre në nivel lokal, me qëllim vendosjen e disiplinës dhe sigurisë në komunikacion.

Mjetet karakteristike të Policisë së Kosovës, të njohura ndryshe si “xhipat e zi”, po monitorojnë me rreptësi pikat më të frekuentuara dhe automjetet e dyshimta. Burimet bëjnë me dije se ky aksion synon parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shoferëve që thyejnë rregullat e qarkullimit, duke mos kursyer asnjë shkelës.

- Advertisement -

Mesazhi për qytetarët është i qartë: “A i njihni? Nuk ta falin!”. Ky paralajmërim vjen si pasojë e efikasitetit të lartë dhe zero tolerancës që kjo njësi ka treguar historikisht në vendosjen e rendit ligjor në rrugët e Republikës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat