spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
04:54
HomeSiguriaPoliciaNjësitë speciale të policisë angazhohen në arrestimin e një personi në Prishtinë

Njësitë speciale të policisë angazhohen në arrestimin e një personi në Prishtinë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 23:10 në Prishtinë, ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti kishte gjuajtur me armë nga shtëpia e tij.

Arrestimi i tij u bë nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, NJSI dhe K-9.

- Advertisement -

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nga shtëpia e tij kishte gjuajtur me armë zjarri. Njësitet e specializuara të PK-së NJSI dhe K-9 kanë intervenuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar”, ka njoftuar policia përmes raportit 24-orësh.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një armë e shkurtër pistoletë, 13 fishekë 9 mm, 64 fishekë të pushkës së gjuetisë, 12 gëzhoja 9 mm, dy karikatorë, rrip brezi për fishek, dy antiplumb, dhe telefon.

- Advertisement -

“Nuk raportohet për persona të lënduar. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat