spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:27
HomeShëndetiNjihuni me eliksirin e rinisë

Njihuni me eliksirin e rinisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Joga e fytyrës është një metodë natyrale, si edhe efektive kundër plakjes për fytyrën e qafën.

Joga e fytyrës është një metodë holistike që përfshin një kombinim gjithëpërfshirës të ushtrimeve të jogës, masazhit, presionit dhe relaksimit për fytyrën e qafën.

- Advertisement -

Metoda e jogës është një masë shumë efektive parandaluese. Sa më herët t’i fillojmë ushtrimet, aq më pak ka gjasa të shohim shenja plakjeje dhe tensioni në fytyrën e qafën tonë.

“Dhe kjo ndodh sepse përmes ushtrimeve fillojmë të bëhemi të vetëdijshëm dhe të kontrollojmë shprehjet tona të fytyrës”, shpjegon ekspertja Areti Kafantari.

- Advertisement -

Ashtu si në trupin tonë, edhe në fytyrën tonë, kur bëjmë lëvizje në mënyrën e duhur mund të shmangim dëmtimet, dhe në rastin e fytyrës, dëmtimi do të thotë rrudha.

Prandaj, nëse shihni shenjat e para të plakjes, keni vija ose edhe rrudha, atëherë teknikat dhe ushtrimet e jogës së fytyrës do t’ju japin një zgjidhje natyrale, brenda 6 deri në 8 javësh, sipas Kafantari.

Si funksionon joga e fytyrës?

Ushtrimet: Ndërsa 57 muskujt e fytyrës dhe qafës forcohen, lëkura mbi to bëhet më e fortë, më elastike dhe rrudhat zvogëlohen. Dhe lajmi i mirë është se, për shkak se muskujt janë shumë më të vegjël dhe më të hollë në krahasim me trupin, ato janë më të lehta për t’u ushtruar.

Masazhi: Teknikat e masazhit rrisin qarkullimin e gjakut, aktivizojnë limfën, rrisin prodhimin e kolagjenit dhe elastinës dhe largojnë toksinat. Kjo zvogëlon ënjtjen dhe zbehjen, duke lënë një pamje rinore dhe të shëndetshme.

Akupresura: Një metodë e lashtë që bëhet duke aplikuar presion në pika specifike në fytyrë dhe qafë, duke rritur rrjedhën e energjisë në fytyrë, duke zvogëluar tensionin dhe duke dhënë shkëlqim.

Relaksimi: Duke mësuar se si të relaksojmë tensionin e fytyrës, ne shmangim linjat e theksuara të shprehjes dhe rrudhat.

Mirëqenia: Ndjenja e mirëqenies që ndiejmë kur i kushtojmë kohë vetes reflektohet edhe në fytyrën tonë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat